Mayweatheri thotë se do të përballet me Khabibin dhe McGregorin

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 19:12 | Nga Ekonomia Online

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka deklaruar se më 2019 do të përballet me të dy luftëtarët e UFC-së, Khabib Nurmagomedovin dhe Conor McGregorin.

Javë më parë Khabib Nurmagomedovi kishte shënuar një fitore spektakolare ndaj Conor McGregorit në kuadër të UFC-së, transmeton Koha.net.

E Mayweatheri thotë se ende nuk ka përfunduar gjithçka me McGrgorin, përkundër që kishte shënuar fitore në boks ndaj irlandezit në gushtin e vitit 2017, dhe sërish dëshiron përballjen me të.

Në rast të përballjes me Nurmagomedovin raportohet se boksieri amerikan do të përfitonte rreth 200 milionë dollarë, transmeton Koha.net.

“McGregor ka folur sërish, prandaj nuk ka përfunduar. Pasi unë dhe Khabib të përballemi, me McGregorin do të përballemi sërish”, ka thënë Mayweather për TMZ.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme