Mbahet dëgjim publik rreth rregullores për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Drenas

Drenas | 17 Maj 2018 | 12:49 | Nga

Komuna e Drenasit ka mbajtur dëgjim me publikun për t’u diskutuar rregullorja për mbrojtjen dhe realizmin e të drejtave të fëmijëve. Dëgjimin me publikun e ka hapur kryesuesi i Grupit Punues, Hazir Elshani, i cili edhe e ka lexuar ne tersi rregulloren në fjalë, transmeton Ekonomia Online.

Nga të pranishmit janë paraqitur sugjerime dhe propozime të cilat do të inkorporohen ne këtë dokument për mbrojtjen e fëmijëve.

Grupi Punues ka hartuar draftin e kësaj rregulloreje e cila është paraqitur në këtë dëgjim me publikun.

Kjo rregullore është bërë me ndihmën e OJQ-së SDSF dhe KOMF të mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Pas këtij dëgjimi, rregullorja do të dërgohet fillimisht në Komitetin për Politikë dhe Financa për diskutim, pastaj në Kuvendin e Komunës së Drenasit për miratim.

Të ngjashme