Mbahet mini-maratona dedikuar fëmijëve talentë në sport

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:00 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Prishtinë është mbajtur “Mini Maratona 5 Km”. Mjetet e mbledhura nga shitja e numrave u janë dedikuar fëmijëve talentë në sport, me gjendje jo të mirë financiare.

Afërdita Paqarada, njëra nga organizatoret, tha se qëllimi i maratonës është të ndihmojë fëmijët që kanë talent në sporte të ndryshme.

“Qëllimi i maratonës është të ndihmojë fëmijët që kanë talent në sporte të ndryshme. Shitja e numrave do të jetë mbledhje e fondeve për këta fëmijë. Kjo mini-maratonë nuk ka karakter garues megjithatë sikur në garat tjera do të përzgjidhen fituesit”, tha Paqarada për Ekonomia Online.

Diellza Kolgeci, bashkë-organizatore e maratonës, tha se kanl marrë përkrahje nga shumë miq.

“Fatmirësisht kemi miq që na kanë ndihmuar. Janë miq të suksesshëm. Kjo është maratona e katërt që ne po e realizojmë”, tha ajo.

Jahir Krasniqi, 60-vjeçar, dhe pjesëmarrës në mini-maratonë tha se qëllimi i maratonës është shumë i qëlluar.

“Qëllimi i maratonës është shumë i qëlluar është human. Unë marr pjesë në maratona që nga viti 2008. Nuk e kam aspak të vështirë të vrapoj sepse kjo i ndihmon trupit”, tha ai.

“Mini-maratona 5Km” në vitin e parë ka sensibilizuar gjendjen e fëmijëve me autizëm dhe mjetet e mbledhura janë dedikuar tek Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë, në vitin e dytë me mbështetjen e Ministrisë për Mirëqenie dhe Komunën e Prishtinës, ka sensibilizuar gjendjen e grave të keqtrajtuara dhe mjetet e mbledhura janë dedikuar tek Qendra për mirëqenien të Gruas në Pejë. Ndërsa në vitin e tretë ka sensibilizuar gjendjen e fëmijëve me kancer, ku nga mjetet e mbledhura nga shitja e numrave është rinovuar në tërësi Repartit i Onkologjisë në Kliniken e Pediatrisë në Prishtinë.

Ndërsa, Tirron Mamusha nga Gjakova fitues i vendit të parë në mini-maratonën e organizuar më Prishtinë, gjithashtu fitues i vendit të parë në maratonën e organizuar sot në Ferizaj tha se po përgatitet për lojërat olimpike në Tokio 2020.

“Ishte koha pak e nxehtë mirëpo gara kaloi shumë mirë, kishte konkurrence. Isha po ashtu fitues i vendit të parë sot në maratonën e organizuar në Ferizaj. Po bëhemi gati edhe për lojërat olimpike në Tokyo”, tha ai.

Të ngjashme