Mbahet turneu i parë i veteranëve për nder të pingpongistit Gani Maloku

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Në palestrën e shkollës fillore “Tefik Çanga” u organizua për herë të parë turneu i veteranëve “Gani Maloku”, në bashk-organizim të FPPK-së dhe KPP “Gani Maloku”.

Shumë shokë e familjar ishin prezent për të nderuar mikun e tyre duke garuar në sportin që edhe Ganiu ishte i rregullt. Një përshkrim të shkurtë për Ganiun e bëri kryetari i klubit me të njëjtin emër, Shkelzen Islami. Pastaj edhe kryetari i veteranve Remzi Shala i kujtoj disa momente për Ganiu e pastaj e shpalli të hapur këtë turne memorial, që pritet të jetë i vazhdueshëm.

Në përgjithësi pjesëmarrësit ishin nga klubet e Kosovës si dhe disa nga Shqipëria, të cilët garuan në 4 kategori: 40-49, 50-59, mbi 65 si dhe në garat e çifteve.

Në grupmoshën 40-49, në gjysmëfinale u plasuan Erxhan Karabaxhaku, Hamzi Ajeti, Eroll Karabaxhaku dhe Alimehmet Kaqaniku. Dueli ndërmjet Erxhan Karabaxhakut dhe Hamzi Ajetit e fitoi Erxhani pas një loje të ngushtë, me rezultat 3:1. Në ndeshjet ndërmjet Eoll Karabaxhakut dhe Alimehmet Kaqanikut, befasoi Erolli duke triumfuar po ashtu me 3:1. Në ndeshjen finale ndërmjet dy vëllezërve Karabaxhaku, triumfoi më i riu me rezultat të ngushtë 3:2.

Grupmosha 50-59, në gjysmëfinalen e parë Eroll Boshnjaku ishte më i mirë se Viran Mahmutaj me 3:0, me rezultat të njejtë fitoi edhe Dritan Lasak ndaj Remzi Shalës. Finalja ishte një ndeshje shumë e fortë ndërmjet Erollit dhe Dritanit, triumfoi Dritani me 3:1 në seta.

Në grupmoshën mbi 65 vjeçe ishin 5 pjesëmarrës të cilët garuan secili me secilin, i pari edhe kësaj radhe doli Shaip Reçica, i pasuar nga Vehbi Raçi, vendin e tretë e mori Jakup Bibaj, i katërti Jakup Kasapolli e i pesti Faik Çitaku..

Tre vendet e para u shpërblyen me diploma e medalje, kurse kampionët edhe me Kupa. Shpërblimet i ndau Kryetari i Shoqatës së veteranëve Remzi Shala.

Të ngjashme