“Mbappe do të fitojë Topin e Artë”

Prishtinë | 14 Tet 2018 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i skuadrës së Juventusit, Blauise Matuidi ka dhënë një dekaratë duke i’u drejtuar sulmuesit të Francës, Kylian Mbappe.

Ai beson se 19 vjeçari ka mundësi reale për të fituar çmimin prestigjioz “Topi i Artë”.

“Ai është në mesin e të nominuarëve dhe mund ta fitojë. Ai ka treguar që është një lojtar i madh pavarësisht moshës së tij të re. Çfarë bën ai në fushë është fantastike. Ne e shohim atë edhe në stërvitje, dhe jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me të. Mbappe ka gjithçka që ta fitojë Topin e Arë në të ardhmen”, tha Matuidi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme