“Mbappe do të kushtojë 40 milionë euro shkaku i krizës”, politikani francez befason me deklaratat e tij

Prishtinë | 19 Pri 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Politikani francez, Daniel Cohn-Benit ka thënë se vlera e transferimit të Kylian Mbappe do të bjerë rreth 40 milionë euro këtë verë për shkak të krizës së vazhdueshme ekonomike.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është njëri nga lojtarët më të vlefshëm të futbollit dhe vlerësohet të jetë me vlerë rreth 220 milionë euro në tregun e transferimeve.

Por Daniel Cohn-Bendit, i cili është anëtar i Parlamentit Evropian, ka deklaruar se kriza ekonomike që pritet për shkak të pandemisë së conronavirusit mund të ndikojë egërsisht në futboll.

“Nesër, Mbappe do të kushtojë 35-40 milionë, jo 200 milionë euro”, ka thënë fillimisht Cohn-Bendit për gazetën Ouest-France.

“Kush do të jetë në gjendje ta blejë atë?”.

“Do të ketë një rregullore dhe do t’ju duhet të shkoni më larg se kapitalet e pagave”.

“Është një riorganizim që nuk do të ndikojë vetëm në pagat e lojtarëve, por edhe në të drejtat e imazhit të tyre dhe reklamimit”, përfundoi politikani francez.

Analistët kanë shpjeguar se 1.8 miliardë dollarë i është zvogëluar vlera e lojtarëve të Ligës Premier për shkak të pandemisë.

Mbappe, ndërkohë, raportohet se po ndiqet nga gjigantët spanjoll të Real Madridit dhe kontrata e tij me PSG-së vlen deri në vitin 2022. 

Të ngjashme