“Mbappe duhet të jetë njëshi te PSG, Messi t’i shërbejë atij”

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Chelseas, Nicolas Anelka thotë se Paris Saint-Germain duhet ta përdorë Messin për t’i krijuar raste Mbappes dhe jo të ndodh e kundërta.

Ish-sulmuesi francez është admirues i madh i sulmuesit të PSG-së dhe mendon se edhe gjashtë here fituesi i Topit të Artë, Messi duhet të përshtatet me lojën e talentit 22-vjeçar.

“Mbappe duhet ta udhëheqë sulmin sepse është numër 1. Messi ishte te Barcelona, por tani duhet t’i shërbejë Mbappes. Ai ka qenë në klub që pesë vite dhe Messi duhet ta respektojë atë”, tha Anelka.

Mbappe pritet ta lërë “Parkun e Princave” për Real Madridin verën e ardhshme dhe Anelka thotë se se e kupton dëshirën e tij për ta lënë Francën nëse dëshiron ta fitojë Topin e Artë.

“Ai është futbollist fenomenal në termat e shpejtësisë, nuk ka më të mire se ai në planet. Nëse Parisi dëshiron ta ketë ekipin më të mire, ata duhet të bëjnë çmos që ta mbajnë atë”, theksoi Anelka.

Të ngjashme