Mbappe ende i pavendosur

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 19:11 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe do të jetë emri më i nxehtë në afatin kalimtar veror, pasi lojtari ka dëshirë të madhe për të luajtur për Real Madridin, por në këtë moment nuk dëshiron të hyjë në luftë me PSG-në, klubin e tij aktual.

Klubi po vazhdon të punojë për ta bindur sulmuesin që të rinovojë kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2022, ndërsa në anën tjetër Real Madridi po pret për të vendosur nëse do të nënshkruajnë këtë sezon me talentin francez apo do të presë që kontrata të përfundojë sezonin e ardhshëm, për ta marrë falas.

Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, sulmuesi 22-vjeçar nuk dëshiron që largimi i tij nga PSG të ndodh në mënyrë të keqe.

Kjo pasi ai e do klubin dhe ka respekt për drejtuesit që e morën në moshë të ren nga Monaco.

Në anën tjetër Real Madridi, nuk dëshiron të futet në mes dhe të prish marrdhënjet me PSG-në, pasi mbretërit gjithmonë kanë vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Florentino Pérezit dhe Nasser Al-Khelaifit, ndaj nuk duan që të veprojnë pas shpinës së Parisit.

Tani për tani, topi është te Kylian Mbappe, i cili vazhdon të mos pranojë rinovimin e kontratën.

Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, por studion alternativa të ndryshme, për të mos qenë i papërgatitur nëse ai nuk qëndron në Paris, ku në krye të listës është Mohamed Salah.

Të ngjashme