Mbappe është djaloshi i artë i PSG-së, thotë Neymar

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Neymari e ka lartësuar bashkëlojtarin e vet te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, duke e cilësuar si djaloshin e artë të klubit francez.

Superylli brazilian iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2017, por e ardhmja e tij në ka qenë subjekt thashethemesh pothuajse gjatë gjithë kohës së tij në Paris.

Me gjithë thashethemet se ai mund të kthehej në Barcelonë këtë sezon, Neymar duket të jetë rehatuar në kryeqytetin francez dhe atë kryesisht falë bashkëlojtarit të vet, Mbappe.

“Ai më ka mësuar shumë gjëra si të jem francez. Ai ma ka shpjeguar mua mendësinë franceze. Një pjesë e madhe e përshtatjes sime në Paris është falë tij, njëlloj si lumturia ime këtu”, tha Neymar.

“Kylian është gjithmonë i lumtur, i sjellshëm dhe i këndshëm ndaj të gjithëve. Ai është person i mrekullueshëm, prandaj ne kemi kaluar shumë mirë që prej ditës së parë”, shtoi ai.

“Dhe pastaj, natyrisht, e pata mundësinë ta shoh duke stërvitur, të jem dëshmitar i shpejtësisë së tij, driblimeve të tij dhe inteligjencës. Prandaj thashë me vete: ‘ky është djaloshi ynë i artë’”, nënvizoi Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme