Mbappe është shumë më përpara se që ishin Henry e Trezeguet në moshën e tij

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Me topin në këmbët e tij, Kylian Mbappe është një i ri të cilit ia kanë frikën të gjithë. Të martën mbrëma, 20-vjeçari tregoi një kombinim të shpejtësisë, forcës dhe dinamikës, duke u aktivizuar nga banka rezervë, ndërsa shënoi tre gola dhe asistoi një në fitoren e thellë 5:1 të Paris Saint-Germainit ndaj Club Brugget në Ligën e Kampionëve.

Kjo ishte mbrojtja e Brugges, që vetëm tri javë më parë arriti të siguronte një pikë në udhëtim ndaj Real Madridit.

Kontributi i tij të martën nënkuptoj se Mbappe u bë rezervisti i parë që nga viti 2008 që shënoi tre gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Këtë së fundi e kishte arritur Joseba Llorente i Villarrealit në tetor të vitit 2008. Kjo statistikë bëhet edhe më e ëmbël pasi francezi realizoi “hat-trick” perfekt – një gol me kokë, një me këmbë të djathtë dhe një me këmbë të majtë.

Ndoshta është më së miri të shikohen shifrat para se të diskutohet se sa i mirë është Kylian Mbappe. Dy muaj pa mbushur 21 vjet, Mbappe ka realizuar 90 gola në 155 ndeshje për klub dhe shtet. Në krahasim, në moshën 21-vjeçare, ish-sulmuesi i Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry, kishte shënuar 27 gola në 120 ndeshje, ndërsa sulmuesi tjetër franceze David Trezeguet kishte shënuar 24 gola në 50 ndeshje.

Është e lehtë të harrohet se sa i ri është Mbappe. Duket një jetë që kur është parë i riu në skenën e madhe për Monacon, në një skuadër që ishte e mbushur me disa prej lojtarëve më të talentuar në Evropë. Mbappe shënoi gjashtë gola për të ndihmuar Monacon të arrinte deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2017, ndërsa niveli i pritjeve nga francezi është rritur që nga atëherë.

Pasoi një transferim i madh te Paris Saint-Germaini dhe flet për performancën e të riut dhe karakterin e tij, që rrallë përmendet shifra prej 180 milionë eurosh, sa pagoi skuadra kampione franceze për ta transferuar atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme