Mbappe flet për krahasimin me Pelen

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi francez thotë se nuk do të mund ta arrijë asnjëherë brazilianin.

Fituesi i Kupës së Botës, Kylian Mbappe, shpeshherë është krahasuar me Pelen, por sulmuesi i Paris Saint-Germainit nuk mendon se do të mund ta arrijë suksesin e më të madhit të Brazilit, Peles, gjatë karrierës së tij, transmeton KTV.

20-vjeçari Mbappe, që u bë vetëm tinejxheri i dytë që shënoi në finale të Kupës së Botës ku Franca e mposhti Kroacinë 4:2 vitin e fundit, deri tani ka shënuar 103 gola në karrierë.

Ndërkohë, Pele në total shënoi 1025 gola.

“Edhe me gola nëpër vende të posaçme për lojëra, edhe në PlayStation, kurrë nuk do të mund ta barazojë shifrën e 1025 golave. Është një rrugë shumë e gjatë. Do të mundohem t’i afrohem, por do të jetë shumë e vështirë deri në fund të karrierës”, ka thënë Mbappe, i cili e takoi Pelen në një ngjarje të sponsorëve në Paris.

“Shpresoj që Mbappe të arrijë një sukses të tillë, edhe 1000 gola do të ishte mirë, sepse unë kam 1025”, ka thënë fituesi i trefishtë i Botërorit, Pele.

Të ngjashme