Mbappe flet për të ardhmen pas het-trikut kundër Barcelonës

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe ka thënë se është i lumtur në PSG por se nuk do të vendosë për të ardhmen bazuar në vetëm një ndeshje, pasi shënoi het-trik për ta frymëzuar skuadrën e vet ta mposhtë Barcelonën 4:1 në Ligën e Kampionëve të martën.

Megjithëse munguan Neymar dhe Di Maria, 22-vjeçri shënoi një herë në pjesën e parë dhe dy herë në atë të dytën për t’ia fituar PSG-së ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Pas ndeshjes Mbappe u pyet për të ardhmen, duke qenë se ka pasur shumë thashetheme për një largim të tij nga kryeqyteti francez.

Mbappe tha se është i lumtur që është pjesë e skuadrës së Mauricio Pochettinos.

“Jemi shumë të lumtur. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kërkuam të vinim këtu për të fituar dhe ia arritëm në stil”, tha Mbappe pas ndeshjes.

Në lidhje me të ardhmen, ai theksoi: “Do të ishte budallallëk të vendosja për të ardhmen time bazuar në një ndeshje. E vërteta është se duhet të reflektoj për të ardhmen afatgjate. Gjithmonë kam thënë se jam i lumtur këtu. E ndeshjet si sonte më bëjnë edhe më të lumtur. Fanellën e PSG-së e mbaj në zemër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme