Mbappe, francezi më i ri që shënon në Botëror

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 19:38 | Nga

Me vetëm 19 vjet dhe 183 ditë, Kylian Mbappe ka arritur që të shënojë gol në Kupën e Botës në fanellën e Francës.

Ai rrjetën e gjeti në përballjen e dytë të Gjelave në Rusia 2018, gol i cili ua siguroi fitoren dhe kualifikimin për në fazën tjetër.

Në Kupën e Botës 2010 amerikani Julian Green shënoi gol ndaj Belgjikës, duke qenë 19 vjet dhe 25 ditë i vjetër.

Ndër lojtarët që kanë shënuar gol në moshë të re është edhe Lionel Messi, që më 2006 pati tundur rrjetën e Serbisë dhe Malit të Zi.

Me 18 vjet dhe 357 ditë, Messi shënoi gol në fitoren e thellë prej 6-0 të përfaqësueses nga Amerika e Jugut ndaj asaj nga Europa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme