Mbappe futbollisti më i shtrenjtë në botë, Ronaldo as në top 10

Prishtinë | 19 Dhj 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Lojtari i kombëtares së Francës dhe sulmuesi i Paris Saint Germain (PSG) Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë ndërsa vlera e tij në treg kap shifrën prej 225 milionë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

“KPMG Football Benchmark” bëri analiza dhe botoi listën prej 10 futbollistëve më të shtrenjtë.

Mbappe-n, i cili është në majë të listës, e përcjell bashkëlojtari i tij nga PSG, braziliani Neymar me vlerë prej 185 milionë euro.

I treti në listë është argjentinasi dhe futbollisti i Barcelonës Lionel Messi, vlera e të cilit është 180 milionë euro.

Lista e 10 futbollistëve më të shtrenjtë, në të cilën nuk është i pranishëm ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket si në vijim:

FudbollistiKlubiVlera (euro)
1. Kylian MbappePSG225 milionë
2. NeymarPSG185 milionë
3. Lionel MessiBarcelona180 milionë
4. Eden HazardReal Madrid152 milionë
5. Raheem SterlingManchester City150 milionë
6. Muhammed SalahLiverpool150 milionë
7. Harry KaneTottenham140 milionë
8. Sadio ManeLiverpool130 milionë
9. Kevin De BruyneManchester City130 milionë
10. Antoine GriezmannBarcelona125 milionë

Të ngjashme