E ardhmja e Kylian Mbappet vazhdon të mbetet në dyshim. Ylli francez nuk ka vendosur ende ta vazhdojë kontratën me PSG-në, e cila i skadon në vitin 2022.
Forma e mirë që po kalon lojtari ka bërë që drejtuesit e klubit t’i ofrojnë kontratë të re me rritje të dukshme të pagës.
Por Mbappe nuk ka vendosur ende se a do të mbetet në Francë.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Mbappe mund të transferohet te Real Madridi në verë.
Klubi madrilen tash e disa kohë është duke e monitoruar yllin francez. Madje skuadra spanjolle është e gatshme të dërgojë një ofertë për Mbappen.
Mbappe këtë sezon me PSG-në në të gjitha garat ka shënuar 32 gola dhe ka bërë nëntë asistime.