Mbappe: Kemi fituar me stil

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes Barcelona – PSG, të luajtur të martën mbrëma. Mbappe kishte natë të madhe ndërsa realizoi tre gola në fitoren 4:1 të Parisit.

“Ne jemi shumë të lumtur. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Ne kemi dashur të vijmë këtu dhe të fitojmë. Ne e kemi bërë këtë me stil. Kjo mbrëmje ishte madhështore. Por nuk kemi fituar ende asgjë”, ka thënë Mbappe pas ndeshjes për sajtin zyrtar të UEFA-s.

“Gjithnjë kam dashur të jap më të mirën për Parisin. Është fanellë që ka shumë rëndësi për mua. Nuk ia kam dalë gjithnjë dhe ndoshta kam ndeshje të këqija. Por nuk jam person që fshihem, edhe kur gaboj. Është çështje e kontinuitetit. Trajneri ka bërë punë të madhe prej se ka ardhur. Por ai ka vazhduar punën e Tuchelit që filloi një punë të jashtëzakonshme, me finale. Ne po bëhemi gjithnjë e më të mirë në aspektin fizik. Nuk jemi ende në kulm të formës, ndonëse paraqitja sonte ishte shumë e mirë. Ne do të vazhdojmë të përmirësohemi që të përsërisim ndeshje si kjo”, ka shtuar ylli i ri i futbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme