Mbappe mbrëmë ishte afër sensacionit, për pak sa nuk e shënoi golin më të bukur në karrierë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe çdo ditë e më shumë po tregon aftësitë e tij, ndërsa në ndeshjen e fundit, ai është munduar të shënonte njërin nga golat më interesant dhe më të bukur  në karrierën e tij.

Ai gjuajti me “rabona”, duke i kryqëzuar këmbët në momentin e goditjes, por gjuajtja e tij shkoi afër shtyllës.  Një goditje e guximshme e njërit prej talentëve më të mëdhenj të futbollit.

Goditja e Mbappes erdhi në minutën e 78-të të ndeshjes në stilin “rabona”.

Paris Saint-Germaini fitoi me rezultat të thellë ndaj Saint-Etiennen (6-1) në çerekfinalen e Kupës së Ligës.

Mbappe shihet si një nga kandidatët e ardhshëm për Topin e Artë.


Të ngjashme