Mbappe në listën e dëshirave të disa klubeve nga Anglia

Prishtinë | 15 Sht 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, mund të largohet nga klubi francez më 2024.

Kjo mund të ndodhë pasi që klubet nga Premier League janë duke shfaqur interesim tejet të madh në të, raporton Marca, transmeton KlanKosova.tv.

Janë Manchester United, Liverpool dhe Chelsea që e kanë në listën e dëshirave yllin e ri.

Pritet që në janarin e 2024-ës, francezi t’ia bëjë me dije klubit vendimin për largim.

Të ngjashme