Mbappe po vazhdon rritjen me hapa gjigantë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 10:40 | Nga

Në moshën 19-vjeçare, Kylian Mbappe ka arritur diçka që Cristiano Ronaldo e Lionel Messi nuk e kanë arritur kurrë, duke shënuar në një ndeshje të fazës nokaut të Kupës së Botës.

Francezi i ri realizoi të shtunën në fitoren 4:3 të Francës ndaj Argjentinës në 1/8 e finales të “Rusia 2018”, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Me paraqitjen ndaj Argjentinës, Mbappe po krahasohet me emrat më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Francezi është bërë lojtari më i ri që nga Pele në vitin 1958, që ka shënuar gol në një ndeshje të fazës nokaut të Kupës së Botës, ndërsa disa analistë po e krahasojnë atë me sulmuesin e madh brazilian Ronaldo.

“E kam thënë më herët, por Kylian Mbappe do të jetë superylli i ardhshëm botëror i futbollit”, ka thënë ish-reprezentuesi i Anglisë, Gary Lineker.

Shpejtësia e tij marramendëse dhe gjakftohtësia para portës e kanë bërë atë sigurisht një lojtar për t’ia pasur frikën në Rusi. Mbappe është përmirësuar dukshëm që nga debutimi i tij në profesionalizëm në vitin 2015 dhe ka shënuar tre gola në tri ndeshje si titullar në Kupën e Botës.

Të ngjashme