Mbappe refuzon PSG-në për të kaluar te ky klub

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 20:59 | Nga Ekonomia Online

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka refuzuar mundësinë për rinovimin e kontratës.

Francezit i skadon kontrata në vitin 2022, që do ishte transferim i madh për çdo skuadër në botën e futbolli.

22-vjeçari shihet si një ndër lojtarët e paktë që mund të pasojnë Lionel Messin deh Cristiano Ronaldon.
Derisa, PSG është duke bërë çmos për ta bindur Mbappen për rinovim në “Parkun e Princave”, njësoi siç bëri me Neymar.

Sipas Todo Fichajes, Mbappe ka refuzuar ofertën më të fundit nga gjiganti francez.

Raporti tregon se Real Madrid vazhdon të këtë interesim dhe ekziston mundësia që transferimi të mos kompletohet deri në vitin 2022.

Kjo i jep mundësinë PSG-së të provojë edhe për një vit për ta bindur Mbappe, sidoqoftë nuk dihet nëse do ‘rrezikojnë’ ngase me shitjen në verë do fitonin me shumë se 150 milionë euro nga kartoni i fituesit të Kupës së Botës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme