Mbappe rikthehet në skuadrën e PSG-së para ndeshjes me Manchester City

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe është përfshirë në skuadrën e Paris Saint-Germain për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City të martën.

Sulmuesi francez ishte në dyshim për ndeshjen në Etihad Stadium, pasi e kishte një dëmtim në pulpën e këmbës, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, PSG-ja e pushoi atë për ndeshjen e fundjavës në Ligue 1 kundër Lens dhe fituesi i Kupës së Botës duket i gatshëm për t’u rikthyer në fushë tani.

Trajneri Mauricio Pochettino nuk e ka gati asnjë mungesë para takimit me City, me Juan Bernat i vetëm lojtar me përvojë që mungon shkaku i lëndimit të gjurit.

PSG-ja e humbi 2:1 ndeshjen e parë në shtëpi dhe do ta ketë një mal për ta kapërcyer në mënyrë që ta arrijë finalen e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e plotë e PSG-së për ndeshjen me Man City.

Portierë: Keylor Navas, Sergio Rico, Mathyas Randriamamy, Yanis Saidani

Mbrojtës: Colin Dagba, Alessandro Florenzi, Theo Bakker, Marquinhos, Presnel Kimpembe, Layëin Kurzaëa, Abdou Diallo, Thilo Kehrer

Mesfushorë: Leandro Paredes, Marco Verratti, Danilo Pereira, Rafinha Alcantara, Ander Herrera, Julian Draxler

Sulmues: Moise Kean, Kylian Mbappe, Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Neymar

Të ngjashme