Mbappe vlen më shumë se Messi dhe Ronaldo, thotë Mourinho

Prishtinë | 19 Mar 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i futbollit, Jose Mourihno, ka thënë sulmuesi i Paris Saint-Germian, Kylian Mbappe është më i vlefshëm se dyshja e pesfishtë me Topin e Artë, Lionell Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Sipas tij mosha e francezit dhe aftësia e jashtëzakonshme e bëjnë atë më me vlerë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

“Për një lojtar si Mbappe, kur flisni për të ardhmen, nuk është e nevojshme të thuhet se çfarë do të ndodhë në pesë vjetët e ardhme, apo dhjetë”, ka thënë Mourinho.

“Vetëm fokus. Ai është i jashtëzakonshëm”.

“Duke u nisur nga mosha e tij dhe duke parë të Messi dhe Ronaldo së bashku që kanë nga mbi 30 vjet, Neymar është 27 dhe kur shihni në nivelin e tregut mosha është poashtu faktor, andaj ai mendoj se ai është futbollisti më i vlefshëm në botë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme