Mbappe zbulon se Zidane ishte idhulli i tij i parë

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i talentuar francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, ka folur për heronjtë e tij të fëmijërisë, duke e zgjedhur trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, si ndikimin më të madh te ai përderisa po rritej.

21-vjeçari Mbappe është bërë njëri ndër fytyrat më të njohura në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit. Si fitues i Kupës së Botës me Francës dhe i çdo trofeu vendor me Paris Saint-Germainin, Mbappe ka fituar statusin e njërit ndër më të mirëve në botë.

I lindur në vitin 1998 në Bondy, një lagje e varfër e Parisit, Mbappe u rrit në një kohë kur Zidane ishte superyll botëror dhe heroi i francezëve.

Në hapjen e shoqatës së tij bamirëse Inspired by KM, e cila do t’i ndihmojë fëmijët 9 deri në 16-vjeçarë drejt jetës si të rritur, Mbappe u pyet për futbollistët që i kishte adhuruar kur kishte qenë fëmijë.

“Epo, unë i kam kaluar disa faza. Sa për fillim, si fëmijë, ishte Zidane. Nëse je djalë dhe je francez, atëherë idhulli yt është Zidane. Pas kësaj ishte Cristiano Ronaldo dhe e kam pasur fatin të luaj kundër tij”, ka thënë Mbappe.

“Pastaj ishte braziliani Ronaldo për mënyrën se si ai luante. Unë dua ta lë një lloj gjurme të tillë me vlerat e mia, ta lë një mesazh në histori të futbollit”, transmeton gazetaexpress.

Mbappe i ka shënuar 21 gola në 22 paraqitjet e tij për PSG-në këtë sezon dhe është në rrugë të drejtë për ta fituar për herë të katërt radhazi titullin e Ligue 1, pasi PSG-ja është lidere e ligës me tetë pikë më shumë sesa Marseille, që radhitet e dyta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme