Mbi 300 milionë euro shpenzuan klubet e Premierligës në merkaton e janarit

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Klubet e Premierligës kanë hapur arkat e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit. Mbi 300 milionë euro u shpenzuan nga skuadrat e ligës elitare të Anglisë për transferimet e futbollistëve.

Kjo është shifra më e lartë që klubet angleze kanë shpenzuar në një afat kalimtar të janarit që nga viti 2018, me nënshkrime të tilla si Luis Diaz dhe Bruno Guimaraes.

Anësori kolumbian i është bashkuar Liverpoolit nga Porto në këmbim të 40.5 milionë funteve plus 12.5 milionë paund shtesë dhe Guimaraes iu bashkua Newcastle United për 37.89 milionë paund.

Rikthimi i tifozëve në stadiumet me kapacitet të plotë dhe marrëveshjet për të drejtën televizive të nënshkruara nga Premierliga i kanë rritur financiarisht klubet këtë sezon.

Klubet e Premierligës shpenzuan rreth 90 milionë euro për transferime vitin e kaluar, afërsisht 250 milionë euro në vitin 2020 dhe rreth 130 milionë euro disa vite më parë.

Të ngjashme