Mbi 70% e japonezëve duan anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 70% e japonezëve duan që Lojërat Olimpike të Tokios të anulohen ose të shtyhen, teksa koronavirusi po shënon rritje, tregoi një sondazh i Kyodo News të hënën, pak më shumë se 100 ditë para fillimit të planifikuar të Olimpiadës.

Sondazhi tregoi se 39.2% presin që Lojërat të anulohen , ndërsa 32.8% janë në favor të një vonese të mëtejshme . Vetëm 24.5% e të anketuarve duan që ngjarja më e madhe sportive në botë të zhvillohet sipas planit.

Më shumë se 92.6% e të anketuarve ndjehen të shqetësuar për rritjen e infeksioneve për shkak të zhvillimit të Olimpiadës, tregoi studimi i Kyodo nga 10-12 prill. 

Të ngjashme