Mbreti Federer sërish në fronin australian

Prishtinë | 29 Jan 2017 | 13:36 | Nga

Roger Federer edhe njëherë dëshmoi se është mbreti i sportit të bardhë.

Zvicerani ka mposhtur spanjollin Rafael Nadal për t’u bërë kështu përsëri kampion në Australian Open dhe për të gozhduar dominancën e tij në Epokën moderne të tenisti, njofton Klan Kosova.

Fitorja në këtë Australian Open është edhe Grand Slam i 18 për Federerin.

Ndeshja mes dy legjendave të tenisit ishte ashtu siç u parashikua; e gjatë, e bukur dhe me shumë momente magjike.

Federer arriti tek titulli i pestë në Australian Open vetëm pas pesë seteve; 6-4, 3-6, 6-1, 3-6, 6-3.

Federer fiton një titull të madh pas pesë vjetësh, i fundit ishte në vitin 2012 në Wimbledon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme