“Mbreti Majmun”, nga tempulli i shaolinëve në yll të MMA-së

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Song Yadong ishte aq i fiksuar me artet marciale kineze, saqë e kishte bindur nënën e tij që t’ia bënte gati valixhet dhe ta dërgonte për të mësuar kung fu nga mjeshtrit e famshëm – Shaolin. Atëbotë, Yadong ishte vetëm nëntëvjeçar.

“Unë kam shikuar shumë filma kung fu, kështu që kam dashur të bëhem si heronjtë që i kisha, si Jet Li”, kujton Yadong. “Unë shkova tek shaolinët dhe u stërvita shumë, duke u ngritur çdo ditë në orën pesë të mëngjesit. Ishte më e vështirë se që kisha paramenduar, por nuk u dorëzova për asnjë moment”, shkruan sot Koha Ditore.

Një dekadë më vonë dhe etja e Songut për veprim e ka dërguar në renditjen e kampionatit të UFC-së (Ultimate Fighting Championship). Njëherësh, kjo ka bërë që Yadong tashmë të jetë shumë i njohur në skenën më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme