Mbrojtësi i Interit i bashkohet Fiorentinës

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Interit, Dalbert edhe zyrtarisht i është bashkuar Fiorentinës si lojtar i huazuar për një sezon.

Transferimi i Dlabertit u bë zyrtar nga vetë Fiorentina përmes rrjeteve sociale.

Mbrojtësi i majtë është shprehur i lumtur për kalimin te Viola.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shihemi së shpejti. Forca Viola!”, tha Dalbert për faqen zyrtare të klubit.

Fiorentina e siguroi Dalbertin për një vjet dhe nuk do të ketë mundësi të blejë atë pasi t’i mbarojë huazimi pas një viti.

Interi i shpenzoi 21 milionë euro për ta blerë 25-vjeçarin nga klubi francez Nice verën e vitit 2017.

Që prej atëherë, Dalbert i zhvilloi vetëm 26 ndeshje për zikaltrit në dy sezone.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme