Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu me Coronavirus

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 13:55 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mirlind Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka kumtuar në faqen zyrtare klubi i tij FC Zurich.

“Qendërmbrojtësi i FCZ, Mirlind Kryeziu, ka testuar pozitiv me koronavirus sot. Që nga paraqitja e simptomeve të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe është në vetëizolim në shtëpi. Deri në një njoftim tjetër nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, është njoftuar nga klubi.

Kryeziu 23-vjeçar është ftuar në disa raste nga përfaqësuesja A e Kosovës, por ende nuk ka debutuar. Ai është pjesë e Zuerichut që nga viti 2015. Këtë stinor i ka luajtur 20 ndeshje në të gjitha garat dhe e ka shënuar një gol e asistuar një tjetër.

Të ngjashme