Mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit zgjedh numrin te Man Utd

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Harry Maguire do të vesh fanellën me numër 5 te Manchester United.

Reprezentuesi anglez këtë afat kalimtar nga Leicester City kaloi te Manchester United, për t’u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

‘Djajtë e Kuq’ përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se Maguire do të vesh fanellën me numër 5.

“Ne mund të konfirmojmë zyrtarisht se nënshkrimi ynë i ri Harry Maguire, do të vesh fanellën me numër 5”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Numrin 5 në të kaluarën te Manchester United e ka mbajtur edhe Rio Ferdinand.

Të ngjashme