Mbrojtësi shqiptar inkuadrohet në ekipin e parë të klubit gjerman

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 14:34 | Nga

Qendërmbrojtësi me prejardhje nga Kosova, Besfort Kolgeci është promovuar në ekipin e parë të klubit Eintracht Braunschweig që bën gara në ligën e tretë gjermane.

20-vjeçari me promovim në ekipin e parë ka nënshkruar kontratë profesionale që e mban atë në klub deri në vitin 2020, transmeton Koha.net.

Kolgeci është pjesë e përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U21 dhe në pesë paraqitje ka realizuar një gol.

Të ngjashme