Mbrojtja, dështimi më i madh i Trepçës ’89 në ndeshjen e parë

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 10:00 | Nga

Dështimi për t’i mbuluar futbollistët e Vikingurit në fazën e mbrojtjes dhe qarkullimi i ngadaltë i topit në mesfushë nga futbollistët e Trepçës ’89, sipas njohësve të futbollit në Kosovë, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në humbjen e kampiones kosovare në debutimin e saj në gara evropiane.

Trepça ’89 të martën mbrëma në kryeqendrën e Ishujve Faroe e humbi ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Kampionëve nga Vikinguri me rezultatin 2:1. Ekipi nga Mitrovica dy golat i pësoi nga afërsia e portës, shkruan sot Koha Ditore.

Në të dyja rastet mbrojtja e mitrovicasve dështoi t’i mbulojë ata të Vikingurit. Vikinguri, golin e parë e shënoi me kokë nëpërmjet Gunnar Vatnhamarit në minutën e 17-të, kurse të dytin në minutën e 73-të nëpërmjet Adeshina Lawalit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme