Mbyllen pjesët e para në ndeshjet Malisheva – Dukagjini dhe Drenica – Trepça ’89

Prishtinë | 10 Sht 2022 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Para pak çastesh kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet hapëse të javës së gjashtë në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

45 minutat e parë të ndeshjes mes Malishevës dhe Dukagjinit janë mbyllur me epërsinë minimale 1:0 të vendasve, shkruan Gazeta Express.

Alban Shillova shënoi në minutën e 24-t. Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”.

Kurse, pjesa e parë në stadiumin “Bajram Aliu” është mbyllur me rezultatin 1:2, me Trepçën ’89 që po fiton ndaj Drenicës.

Bleon Sekiraqa (24′) dhe Christian Mba (28′) shënuan për mitrovicasit, kurse Bintsouka Koxy (31′) shënoi për skuadrën nga Skenderaj.

Të ngjashme