Mbyllet baras pjesa e parë Kosovë – Rumani

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka mbyllur baras pjesën e parë ndaj Rumanisë në kuadër të Grupit B parakualifikues për EuroBasketin 2021.

Në Oradea të Rumanisë, pjesa e parë u mbyll me rezultat 35:35.

Në periudhën e parë Kosova fitoi 14:17, ndërsa në të dytën rezultati ishte 21:18 në të mirë të rumunëve.

Lojtari më i dalluar deri tash te Kosova ishte Lis Shoshi, që ka realizuar 16 pikë. Dardan Berisha kontribuoi me 9 sosh.

Ndeshja i takon Grupit B parakualifikues, të cilit i prin Maqedonia me katër pikë pas fitoreve ndaj Kosovës e Rumanisë, që renditen në pozitat dy e tre me nga një pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme