Mbyllet baras pjesa e parë ndërmjet Prishtinës e Llapit

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Prishtinës dhe Llapit.

Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit në 45 minutat e parë. 16:43

Një lëndim të rëndë duket se ka pësuar futbollisti i Llapit, Valmir Veliu.

KTV raporton se ai u lëndua pas një dueli me Diar Miftarajn e Prishtinës.

Ekipi mjekësor që gjendet në “Fadil Vokrri” ka intervenuar menjëherë me këtë rast.

Ndihma e shpejtë e ka nxjerrë jashtë fushës Veliun.

Ndeshja u ndërpre për disa minuta, për të rifilluar më pas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme