Mbyllet pjesa e parë e ‘El Clasicos’: Real Madridi shkon në pushim me epërsi ndaj Barcelonës

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, në sfidën që po luhet në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.

Katalunasit e filluan më mirë takimin, duke e futur në presion skuadrën mysafire, por që pa ndonjë rrezik.

Los Blancos u këndellën shpejt dhe ia dolën të rrezikonin në minutën e 21-të me anë të Vinicius Junior, që u ndal në zonën e rreptësisë, por VAR-i bëri të ditur se nuk ka penallti.

Pas katër minutash, Barcelona lëshoi një mundësi të artë, pasi Sergino Dest doli përballë Thibaut Courtois, por që goditja përfundoi mbi portë.

Real Madridi më pas në një kundërsulm përfitoi me anë të David Alabas që në minutën e 32-të shënoi një super gol me këmbën e tij të majtë.

Pas vetëm tre minutash, katalunasit rrezikuan përmes Gerad Piques që gjuajti me kokë, mirëpo topi përfundoi afër shtyllës së majtë.

45 minutat e parë ishin tejet të zjarrtë, ndërsa në pjesën e dytë me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, duke ditur lojën e hapur që po zhvillohet në Camp Nou.

Të ngjashme