Mbyllet pjesa e parë, Kosova dy gola në epërsi

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 21:36 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit midis Përfaqësues së Kosovë dhe asaj të Malit të Zi me rezultat 2-0 në favor për Dardanët.

Golin e parë të takimit e ka shënuar Amir Rrahmani në minutën e 10-të.

Ndërsa epërsinë ndaj kundërshtarëve arriti ta ngritë sulmuesi Vedat Muriqi në minutën e 34-të të takimit.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është tejet e rëndësishme për Dardanët për t’u kualifikuar për Euro 2020.

Të ngjashme