Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Rusi-Kroaci, me barazim 1-1.
Rusia kaloi e para në epërsi me golin e Denis Cheryshevit, në minutën e 31-të.
Ndërsa rezultatin e barazoi Kramaric vetëm 8 minuta pas golit të rusve, në minutën e 39-të.
Kjo është ndeshja e fundit çerekfinale e Botërorit. Fituesin e këtij takimi në gjysmëfinale e pret Anglia.