Mbyllet pjesa në Air Albania mes Shqipërisë dhe Anglisë

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Shqipërisë dhe Anglisë që po luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës që zhvillohet në Katar në vitin 2022, me mysafirët që kaluan në epërsi.

Skuadrat e filluan me mjaftë kujdes takimin, derisa Tre Luanët kaluan në një avantazh sa i përket posedimit të topit.

Shansi i parë i madh erdhi në minutën e 13-të, kur Myrto Uzuni u vu përballë portierit Nick Pope, nga një pasim fantastik nga Elseid Hysaj, mirëpo gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Anglezët vazhduan të rrezikonin portën e Kuqezinjve me anë të Raheem Sterling, mirëpo ishte i mbuluar mjaftë mirë nga lojtarët tanë.

Më pas, Kyle Walker bëri një gjuajtje në drejtim të portës, por në vend ishte Etrit Berisha që nuk lejoi të befasohej.

Anglia kishte në vazhdimësi sulme, derisa momenti i golit erdhi në minutën e 39-të me anë të Harry Kanes që realizoi me lehtësi nga një gabim i mbrojtës tonë dhe një asistim i Luke Shaw.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol të vetëm, derisa në 45 minutat e dytë me gjasë do të kemi tjerë gola, duke parë ritmin e lojës.

Të ngjashme