Mbyllet stinori më interesant i viteve të fundit

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kastrioti e Besa Famgas e kanë mbyllur me pikë të barabarta stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kështu pas një kohe të gjatë skuadra pejane Besa e ka një konkurrent të fuqishëm në garën për titull të kampionit në hendboll. Për shkak të goldallimit më të mirë, Kastrioti është lider.

Të dyja skuadrat i kanë nga 13 fitore e një humbje, nga 26 pikë, ndërsa në përballjen direkte Kastrioti ka pësuar nga Besa (21:19), skuadra që në vitet e fundit e ka dominuar pa ndonjë telashe hendbollin kosovar. Besa humbjen e vetme në këtë edicion e ka nga Prishtina, shkruan sot Koha Ditore.

Ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor në elitën e hendbollit kosovar janë luajtur në fundjavë. Në kuadër të javës së 14-të Besa Famgas të dielën e mposhti Vushtrrinë me shifrat 36:11. Të dielën u luajt edhe takimi Samadrexha – Drenica, ndërsa fitore shënuan vendasit me rezultat 37:26. Të shtunën fitore shënuan Prishtina ndaj Vëllaznimit (42:27) e Drita ndaj Trepçës (33:23), ndërsa Kastrioti të premten mposhti Zhegrën me rezultat 52:34.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme