McGregor del me teori se përse Wilder u mposht nga Fury

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Conor McGregor beson se Deontay Wilder u përpoq të merrej me avantazhin e madhësisë së Tyson Fury gjatë humbjes së tij ndaj britanikut.

Bronze Bomber synonte të hakmerrej për humbjen e tij fillestare ndaj Gypsy King, por në vend të kësaj humbi për herë të dytë në 20 muaj.

Fury ndaloi kundërshtarin e tij në raundin e njëmbëdhjetë, pasi e rrëzoi atë në disa raste gjatë luftimit.

Britaniku gëzonte një avantazh të madh në peshë, pavarësisht se Wilder peshonte më shumë se kurrë dhe McGregor përmendi pabarazinë e madhe si një faktor kryesor në fitoren e Gypsy King.

Fury peshonte plotë 125 kilogramë, për dallim nga Wilder që peshoi 107 kilogramë – pothuajse dyfish më shumë se amerikani.

“Luftë e madhe, të dy luftëtarë, të dy fitues”, shkroi irlandezi në Twitter . “Është e vështirë të mos ju lë përshtypje Deontay; kundër njeriut shumë më të madh”.

“Lufta e madhe [por] kilogramët e tepërt e bënë dallimin. Boksuan me ndershmëri të dy atje, përplasje shumë e këndshme. Respekt”.

“Nivelet e tyre të aftësive janë unike, por shumë të afërta. Një trilogji e madhe në peshë të rëndë. Urime Tyson dhe Paris. Unë dhe Dee jemi shumë të lumtur për ju dhe fëmijët. Urime Deontay dhe Telli gjithashtu. Ishte një takim i mrekullueshëm”, ka shtuar më tej irlandezi.

Të ngjashme