McGregor mund ta humbasë titullin në UFC

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 16:20 | Nga

Kampioni aktual në artet marciale të përziera – UFC, Conor McGregor mund ta humbasë titullin për shkak të mungesës së madhe jashtë oktogonit.

McGregor kishte fituar titullin në nëntor të vitit 2016 pasi e kishte mposhtur Eddie Alvarezin, dhe që nga ajo kohë më nuk ka luftuar në UFC.

Meçi i tij i fundit ishte në gusht të vitit të kaluar ndaj boksierit Floyd Mayweather, por jo në UFC.

Presidenti i UFC-së, Dana White ka konfirmuar se tani për titull do të luftojnë Tony Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov, më 7 prill. Megjithatë ai nuk ka saktësuar nëse do t’i merret titulli McGregorit.

“Fitues i këtij meçi do të shpallet kampion. Hyrja në luftë me Mayweatherin, e kam qartësuar mjaft mirë këtë, jam qe një kohë të gjatë në këtë biznes. E kur bëni një sasi të madhe parash, kush e di nëse do të kthehen ndonjëherë? Tani, në këtë pozicion që jemi Conor thotë, ‘ndoshta do të kthehem në gusht, ndoshta në shtator’, e pothuajse u bënë dy vjet. Nuk është fer për djemtë e tjerë të divizionit”, është shprehur White për The Sun.

Ai më tutje ka shtuar, “divizioni duhet të vazhdojë. Këta djem kanë luftuar gjatë tërë karrierës së tyre. Gjithkush dëshiron të arrijë majat dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet të bëhet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme