McGregori konfirmon pensionimin, për herë të tretë

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Ish-kampioni i dyfishtë i arteve marciale të përziera UFC, Conor McGregor, ka lajmëruar në Twitter që është duke u pensionuar nga ky sport, për të tretën herë.

“Hej njerëz, kam vendosur të tërhiqem nga luftimi. I falënderohem të gjithëve për kujtimet e mahnitshme. Çfarë rrugëtimi që ka qenë! Ja një foto timen me nënën në Las Vegas pasi që fitova titullin e botës! Zgjidhe shtëpinë e ëndrrave Mags, të dua. Çka do që të dëshiron zemra, është e jotja!”, ka shkruar ai në Twitter, duke i premtuar nënës shtëpinë e ëndrrave.

Ish-kampioni 31 vjeç i kategorisë së lehtë së pari e la sportin në prill të vitit 2016. Në mars të vitit 2019, sërish lajmëroi se po i lente dorëzat e luftimit, por në të dy rastet pensionimi ishte jetë shkurtër.

Image

© 

Të ngjashme