McKennie: “Pirlo është mjeshtër”

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Weston McKennie amerikani i parë që do të mbajë veshur fanellën e Juventusit, është prezantuar si futbollisti më i ri i bardhezinjëve.

Kartoni i 22-vjeçarit i kushtoi arkave të klubit bardhezi 4,5 milionë euro për huazimin nga Schalke 04 për një sezon, ndërkohë që Juventusi ka të drejtën e blerjes së tij për 20 milion euro.

McKennie nuk e fshehu krenarinë që do të jetë amerikani i parë që do të mbajë veshur fanellën e kampionëve të Italisë në konferencën e prezantimit.

“Ndodhi gjithçka brenda dy javëve. U lumturova kur mora vesh për interesimin e Juventusit. Entuziazëm i madh, e doja me çdo kusht kalimin te ky klub. Është krenari të jem amerikani i parë që luan me Juventusin. Jam i nderuar që do të luaj me bardhezinjtë. Ky klub është shumë i famshëm në SHBA, do të përpiqem edhe unë të promovoj edhe më shumë markën e Juves në vendin tim. Drejtuesit nuk patën probleme për të më bindur të vija këtu.

Trajneri? Pirlo është një mjeshtër, është një ëndërr e kthyer realitet fakti që do të mësoj shumë nga ai dhe do të luaj me lojtarë të kalibrit të madh. Marrja dhe qarkullimi i topit është një pikat e mia më të forta. Kam biseduar me Pirlon, më ka thënë që i pëlqen stili im i lojës dhe aftësia për të rikuperuar topa. Kemi rënë dakord për pozicionin ku do të aktivizohem dhe ku do të lëviz.

Të ngjashme