McKinnon dhe Kushnir, kampionët e stilit të lirë në ski

Prishtinë | 08 Jan 2018 | 14:47 | Nga

Kiley McKinnon dhe Anton Kushnir e fituan garën e stilit të lirë në ski, në Kupën e Botës që po zhvillohet në Moskë. Kjo ngjarje ishte gara e parë e vitit 2018 dhe u zhvillua jashtë qendrës së qytetit të Moskës, në një pistë të gjatë 47 metra.

McKinnon e fitoi garën te femrat me 95.52 pikë, që për të ishte hera e parë që ngjitet e para në podium, raporton KTV. Bjellorusja Aliaksandra Ramanouskaya dhe rusja Alexandra Orlova e plotësuan podiumin me 84.48 dhe 80.33 pikë respektivisht.

Në konkurrencën e meshkujve, i pari doli kampioni olimpik Anton Kushnir me 126.55 pikë, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u radhitën Llya Burov dhe Stanislav Nikitin.

Garat e ardhshme të skive me akrobacione në ajër do të zhvillohen të premten në vendin turistik të skijimit në luginën “Deer”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme