Me gara në Kosovë, Serbia sfidon edhe organizatat ndërkombëtare

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 08:49 | Nga

Të shtunën e kaluar ishin hendbollistët e Novi-Pazarit. Të shtunën (sot) do të jenë hendbollistët e Partizanit të Beogradit. Bëhet fjalë për ndeshjet që luhen në palestrën “Mokra Gora” në qytezën e Zubin-Potokut, shkruan sot Koha Ditore.

Qyteza është në territorin e Kosovës, në veri të shtetit, por ndeshjet janë të një shteti tjetër. Janë ndeshje të Superligës së Serbisë në hendboll.

Nikoqir i Novi-Pazarit javën e kaluar dhe i Partizanit të shtunën (sot) është klubi i hendbollit Mokra Gora, që me gjasë është klubi më i suksesshëm i komunitetit serb në territorin e Kosovës.

Mokra Gora për edicionin e dytë rresht garon në Superligën e Serbisë në hendboll. Dhe ndeshjet kampionale të Serbisë organizohen e luhen në territorin e Kosovës si dëshmi që shteti i Kosovës megjithatë nuk ka autoritet të shtrirë në tërë territorin e vendit.

Në fakt aktivitetet e federatave sportive serbe në territorin e Kosovës janë të rregullta e goxha të shumta. Mjafton shfletimi i një sajti që shkruan për serbët e Kosovës për të konfirmuar aktivitetet e shumta të federatave të Serbisë në territorin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme