Me Haaland dhe Hakimi – Ky do të ishte formacioni i frikshëm i Chelseat për sezonin e ri

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Chelsea pritet të përforcohet edhe më shumë këtë verë dhe mund të ketë një formacion të frikshëm në sezonin 2020/21.

Blutë e Londrës u kurorëzuan ‘mbretër’ të Evropës, pasi arritën ta fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e fundit.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge dhe trajneri Thomas Tuchel duan të përforcojnë edhe më shumë ekipin për sezonin e ri.

Chelsea dëshiron të rivalizojë për trofeun e Ligës Premier dhe ta mbroj titullin e Ligës së Kampionëve, kështu që do yje të ri në ekip.

Sulmuesi i Chelseat, Erling Haaland dhe mbrojtësi i Interit, Achraf Hakimi janë dy emrat për të kërkuar nga Blutë.

Mediumi i njohur Goal.com ka përpiluar një formacion se si Chelsea do të dukej në sezonin e ri nëse transferon këtë dy lojtarë.

Ky formacion padyshim se do të ishte shumë i frikshëm për çdo kundërshtar dhe Blutë do të rivalizon për çdo trofe të mundshëm.

Të ngjashme