Me këtë deklaratë, de Ligt e konfirmon ekipin e ri

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Matthijs de Ligt i ka dërguar një mesazh Barcelonës, duke deklaruar se do të dëshironte të luante përsëri me Frenkie de Jong në një skuadër tjetër.

Me De Jong tashmë lojtar i Barcelonës, De Ligt ka qenë i sugjeruar të ndjek shokun e tij në Camp Nou këtë verë.

Mbrojtësi holandez pas një sezoni fantastik me Ajaxin, e ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e tyre dhe ekipi i ardhshëm pritet të jetë Barcelona, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se [De Jong] kishte një sezon të madh”, tha De Ligt për VoetbalPrimeur. “De Jong meriton të luajë për Barcelonën”.

”Do të ishte mirë të luajmë me Frenkie në një ekip tjetër, por për momentin nuk do të ndodhë”, potencoi ai.

De Ligt iu bashkua skuadrës së Ajaxit në qytetin e Barcelonës javën e kaluar për të festuar ligën dhe kupën e e fituar këtë sezon dhe ky mund të ishte momenti i përkryer për bordin e Blaugranëve për të mbyllur një marrëveshje. 

Të ngjashme