Më në fund ndeshje me tribuna të mbushura, qeveria angleze jep leje që finalja të luhet me tifozë

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Më në fund do të ketë një ndeshje futbolli me 20 mijë tifozë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Qeveria angleze ka marrë vendim që finalja e Kupës FA të zhvillohet me tifozë të pranishëm në stadium.

Megjithatë stadiumi legjendar anglez ‘Wembley’ nuk do të jetë i stërmbushur, pasi vetëm 20 mijë tifozë do të lejohen të futen brenda.

Wembley ka një kapacitet për 90 mijë tifozë, por në ndeshjet e futbollit aty lejohen vetëm 86 mijë persona të pranishëm.

Gjithsesi finalja e madhe e Kupës FA që do të zhvillohet me praninë e shikuesve, do t’i hap dyertë për vetëm 20 mijë tifozë më 15 maj.

Aktualisht kjo garë ka arritur deri në çerekfinale, ku Everton, Manchester City, Bournemouth, Southampton, Leicester City, Manchester United, Barnsley dhe Chelsea janë pjesë e saj.

Gjithsesi ky vendim është pritur jashtëzakonishtë mirë nga tifozët, derisa finalja e Kupës FA do të jetë ndeshja me më së shumti tifozë në Angli që nga marsi i vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia Covid-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme