Me një tejkalim fantastik ndaj Verstappen, Hamilton mbretëron sërish në Spanjë

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Lewis Hamilton ka bërë një angazhim brilant në garën për Çmimin e Madh të Spanjës duke dalë përpara pilotit të Red Bullit, Max Verstappen.

Kampioni i botës e tejkaloi rivalin e tij në xhirot e fundit të garës në Barcelonë duke e rritur kështu diferencën në renditjen e përgjithshme.

Verstappen e kishte kaluar Hamiltonin në hyrjen e parë në bokse, ashtu që piloti i Mercedesit u desh të angazhohej për triumfin e pestë radhazi në ‘Circuit de Barcelona-Catalunya’.

Edhe pse kishte mbetur 22 sekonda prapa pas rikthimit të tij në pistë, kampioni i shtatëfishtë i botës ia doli që ta tejkalonte pilotin e Red Bullit gjashtë xhiro pa përfunduar gara.

Për Hamiltonin ky ishte një rekord i ri duke fituar pesë herë rresht në të njëjtin vend, derisa ishte fitorja e tretë në katër garat e sivjetme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme